Ka ndodhur

Ngjarje e rëndë në Bathore, vetëvaret në banesën e tij një 45-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bathore, ku një 45-vjeçar, me inicialet B.Sh, sipas policisë, i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Familjarët kanë gjetur trupin e pajetë të 45-vjeçarit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.03.2022, rreth orës 17:10, në Bathore është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B.Sh., 45 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë