Ka ndodhur

Spanjë, kapen dy vëllezër shqiptarë në kërkim për vrasje në tentativë

Gazeta Si – Dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Valencia” nga Fast Albania në bashkëpunim me Fast Spain dhe me Interpolin.

Kështu, në pranga kanë rënë E.K., 37 vjeç dhe M.K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Sipas policisë, për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë