Ka ndodhur

Aksident me dy të plagosur në Kamzë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Kamzë si pasojë e një aksidenti rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me drejtues shtetasin D. P., 24 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur duke plagosur atë dhe pasagjerin F. P., 61 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë