Gazeta Si – Mali i Zi dhe Hungaria kanë lehtësuar masat anti-Covid për të gjithë shtetasit shqiptarë për hyrjet në këto shtete.
Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19
Për hyrjen në Hungari, qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes.
Kjo do të thotë se tashmë të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




