Ka ndodhur

Zjarrfikësit protestojnë para Parlamentit për kushtet e punës

Gazeta Si – Sindikata e Punonjësve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ka mbajtur këtë të enjte një protestë para Parlamentit, ku kërkon respektimin e kushteve të punës dhe pagimin e orëve shtesë.

Disa punonjës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre para mediave edhe për pagën e ulët. “Ne duam vetëm ato që na takojnë nga ligji, asgjë më tepër. Sot ne protestojmë për orët e turnit të natës dhe për pagesën për ditët e fundjavës”, – tha një prej protestuesve.

Një tjetër zjarrëfikës, deklaroi se ata nuk paguahen për orët në turnin e natës dhe se në pagesë, ditët e fundjavës cilësohen si ditë të zakonshme dhe jo siç e ka Kodi i Punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë