Ka ndodhur

Italia e kërkon për vrasje, arrestohet në Lezhë i riu me dy mbiemra

Gazeta Si – Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga në Lezhë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia bën me dije se A.M., (B) 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”.

Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale  “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë