Ka ndodhur

Video/ Me municione dhe drogë, arrestohen 4 persona në Cërrik

Gazeta Si – Tre persona, R.R., 32 vjeç, E.F., 35 vjeç dhe O.M., 46 vjeç, të tre banues në Cërrik dhe R.R., 27 vjeç banues në fshatin Valas, kanë rënë në pranga për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 armë zjarri pistoleta, një sasi fishekësh, lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, 1 përforcues grushti, një sasi parash dhe 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë