Ka ndodhur

SPAK godet 5 grupe kriminale për trafik droge në disa qytete, mes të arrestuarve edhe dy policë

Gazeta Si – Në një operacion të SPAK kundër trafikimit të kanabisit në disa qytete të vendit, policia ka arrestuar me dhjetëra persona të dyshuar.

Kështu, në total mësohet se SPAK ka lëshuar 44 urdhër arreste. Prej tyre 42 janë arrest me burg, një detyrim paraqitje dhe një arrest në shtëpie. 10 prej personave të dyshuar ndodhen ndërkohë në burg.

Në mesin e të arrestuarve mësohet se janë edhe 2 punonjës policie. Ata janë Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se hetimet për këtë operacion zgjatën për 3 vite. Bëhet fjalë për 5 grupe kriminale, të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kultivimin dhe trafikimin e hashashit, por edhe të kokainës, në sasi të vogla. Në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, rreth 500 kilogramë në total.

Hetimet për këtë grup mësohet se nisën në vitin 2019. Ata akuzohen për kultivim kanabisi në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë dhe një rast kalimi në Maqedoni.

U arrestuan gjatë operacionit D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë