Ka ndodhur

Himarë, në shtëpinë e 53-vjeçarit gjenden detonatorë dhe kapsolla elektrike

Gazeta Si –Një 53-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi në bodrumin e banesës së tij i janë gjetur materiale eksplozive.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi F.K., i cili mbante në shtëpi në mënyrë të kundraligjshme 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë