Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Një makinë me drejtues Alfred Dikën, 39 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga Artan Alushi 30 vjeç.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shoferët si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinë me 30-vjeçarin Alushi.
Viktimë ka mbetur 20-vjeçari Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe. Këta dy pasagjerë ndodheshin në automjetin që drejtonte Alushi.
Po ashtu, është plagosur edhe një 34-vjeçare me iniciale R.H. Ajo ndodhej në të njëjtën makinë me shofer 30-vjeçarin Alushi. E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe policia ka njoftuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




