Ka ndodhur

Drogë dhe arsenal armësh në makina, arrestohen 4 persona në Tropojë

Gazeta Si – Katër persona kanë rënë në pranga në Kukës dhe Tropojë, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fierza 2022”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale B.M., 35 vjeç  dhe B.M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, si dhe i shtetasve A.P., 26 vjeç, e K.P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-  Tropojë, në kryqëzimin e  fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip  “Volksëagen” dhe “Benz”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë