Gazeta Si – Një person ka humbur jetën mëngjesin e të shtunës, pasi ka rënë me biçikletë në një kanal në anë të rrugës në fshatin Hajdaran të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimës nuk i kanë funksionuar frenat dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Xhevahir Qefa, 56-vjeç, banues në Shushicë të Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




