Është pezulluar nga detyra Kryekomisar Bujar Laze, 62 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë. Po ashtu nga detyra është pezulluar edhe Komisar Qemal Hoxha., 45 vjeç, me detyre Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë.
Raportohet se Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë më datë 03.03.2022 për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë.
Pezullimi i punonjësve të policisë është kryer pasi nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, me mosveprim dhe në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht S. G., ky i kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




