Ka ndodhur

Tragjedi në Greqi, gjenden të vrarë 4 anëtarë të një familjeje shqiptare

Gazeta Si – Një familje prej 4 anëtarësh, nëna, babai dhe dy fëmijët e mitur, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, në Andravidë të Ilias në Greqi.

Mediat lokale raportuan se autori i krimit ishte babai, i cili theri gruan dhe dy fëmijët e tyre dhe më pas u vetëvra.

Megjithatë, informacionet më të fundit nga burime policore dyshojnë se po shqyrtohet mundësia që krimi të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i gruas.

Autori i dyshuar mund të ketë vrarë çiftin dhe dy fëmijët që ishin në banesë, dy dhe një vjeç. Ai ka pasur me ish-bashkëshorten e tij një fëmijë të moshës rreth 11 vjeç, i cili ka shpëtuar. Fqinjët thanë se fëmija i madh i familjes nuk ishte në shtëpi kur u krye krimi.

Në shtëpinë ku u gjet e ekzekutuar familja shqiptare, ndodhen forca të forta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, duke mbledhur prova dhe marrë dëshmi, në përpjekje për të ndriçuar rrethanat në të cilat ndodhi krimi i rëndë.

Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija i madh i familjes ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur në shtëpi.

Konkretisht, fëmija kapi vëllanë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë, në përpjekje për të shpëtuar atë. Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë