Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj një javë më parë në banesën e tij në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar.
Sipas policies, është arrestuar 23 vjeçari Shazi Ahmetaj dhe një 30 vjeçari Mateo KIptiu, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ekzekutuar me armë zjarri 46-vjeçarin.
Në momentin e ndalimit, Ahmetajt iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Ngjarja ka ndodhur me 19 shkurt në lagjen “24 Maji”, teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij.
Alikaj u gjet i pajetë me një plagë të armës së zjarrit në kokë nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.
Sipas familjarëve, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës.
Pista kryesore që ka çuar në kryerjen e krimit, dyshohet të jenë prishja e pazareve të drogës, por kjo pritet të konfirmohet nga policia. Gjithashtu nuk përjashtohet as pista e pasjes së një borxhi si rrjedhojë e lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.