Një i ri në Kamzë ka terrorizuar banorët duke qëlluar me armë në ajër dhe i ka bërë rezistencë policisë. Fehtah Jata, 38 vjeç, banues në rrugën “Moxart”, Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap me armë në dorë, me fishekë në fole gati për qitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia ka njoftuar se oficerët i janë afruar banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë, por vetëm pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




