Politike

Shqipëria dhe SHBA rezolutë në KS kundër ndërhyrjes ruse në Ukrainë

Teksa forca ruse kanë rrethuar Kievin nga të katër anët, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar në Këshillin e Sigurimit të SHBA miratimin e një rezolute që dënon ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Vota për miratimin e këtij drafti pritet që të mbahet në orën 3 të pasdites me orën e Nju Jorkut dhe 9 me orën tonë. Draftrezoluta i kërkon Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj nga territori i Ukrainës.

Si palë në konflikt, SHBA do të përpiqet që të ndalojë pjesëmarrjen në këtë votim të Rusisë, që është një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje. Por, edhe nëse Rusia nuk do të votojë, ekziston mundësia që rezoluta të bllokohet prej Kinës, një tjetër anëtar i përhershëm po me të drejtë vetoje.

Pekini ka njohur përmes deklaratave “të drejtën e Rusisë për të ndërhyrë dhe mbrojtur interesat e saj në Ukrainë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë