Ngjarje

Luftime pranë vendeve të depozitimit të mbetjeve bërthamore, Kievi: Kemi humbur kontrollin mbi Çernobilin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të enjten se forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e uzinës bërthamore, Çernobil. Aty ka ndodhur katastrofa më e keqe bërthamore.

Forcat ushtarake ruse kanë hyrë aty dhe luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Forcat pushtuese ruse janë duke tentuar të marrin kontrollin e Çernobilit. Ushtarët tanë janë duke dhënë jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet më”, ka thënë Zelenskyi në Tëitter.

Ai u shpreh se forcat e Kievit janë duke luftuar me trupat ruse për kontrollin e Çernobilit, nga i cili është përhapur mbetje radioaktive përreth Evropës, kur një nga reaktorët bërthamorë ka shpërthyer në prill të vitit 1986.

Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin.

Të enjten në mbrëmje u raportua se Ukraina ka humbur kontrollin mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit, ku  po zhvilloheshin luftime intensive. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, duke specifikuar se në këtë moment Kievi nuk ka informacion mbi kushtet në të cilat gjenden reaktorët e mbyllur, zona e izolimit dhe magazina e mbetjeve bërthamore.

Më 26 prill të vitit 1986 një bombë radioaktive shpërtheu shumë herë më e fuqishme se bomba atomike e Hiroshimës.

Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe pati 65 vdekje dhe 4000 rasti të kancerit. Por Corriere.it që ka bërë një histori të kësaj ngjarje shkruan se “për ta llogaritur mirë, ishte një masakër e pallogaritshme: të paktën 30 mijë viktima, 400 mijë persona të zhvendosur dhe pesë milionë njerëz të detyruar t’i nënshtroheshin kontrolleve të veçanta mjekësore, tre milionë fëmijë të dërguar me vite për t’u trajtuar jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë