Gazeta Si - Një 21-vjeçar, me iniciale S.Dh., ka humbur jetën në spital, pasi më herët automjeti me të cilin po udhëtonte si pasagjer humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë betoni.
I riu po udhëtonte në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.C., në Rradhimë të Vlorës.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërsa shoferi vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.