Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa leje dhe 21 fishekë arme gjahu dhe ka vënë në pranga poseduesin.
Në kuadër të operacionit “GREEN SEED 2” u arrestua Lame.K 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




