Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e republikave separatiste. Stoltenberg u shpreh se kjo cënon integritetin territorial të Ukrainës dhe ‘gërryen’ përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit. Ai theksoi edhe njëherë se Rusia po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.
“Unë dënoj vendimin e Rusisë për njohjen për të vetëshpallurat ‘Republikën Popullore të Donetskut’ dhe ‘Republikën Popullore të Luhanskut’, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



