Politike

Putin njeh pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës, Xhaçka dhe Meta: Dënojmë veprimin e Rusisë, shkel ligjet ndërkombëtare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar veprimin e presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ajo.

Pas lajmit ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!

Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar ai në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë