Bota

Biden bie dakord në parim për një takim me Putin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka rënë dakord në Parim që të zhvillojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin, për sa kohë që Rusia nuk pushton Ukrainën. Kjo shkaktoi rritje në bursë të naftës dhe arit ndonëse nuk pati përgjigje direkte nga Kremlini.

Lajmet për një samit të mundshëm erdhën pasi Rusia dhe Bjellorusia thanë se stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të përfundonin fundjavën e kaluar po zgjateshin. Rusia ka mohuar vazhdimisht se planifikon të pushtojë Ukrainën, duke i quajtur pretendime të tilla propagandë dhe “histeri”.

Një zyrtar francez tha se i ashtuquajturi grupi trepalësh i kontaktit, Rusia, Ukraina dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, do të zhvillojnë bisedime të hënën për të punuar drejt rivendosjes së një armëpushimi në zonat e Ukrainës lindore të mbajtura nga Rusia. Ministrat e jashtëm rus dhe francez pritet të flasin të hënën me telefon, ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian janë duke u takuar.

Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë