Ka ndodhur

Trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari në Tropojë

Gazeta Si – Një 34 vjeçar ka rënë në pranga në Tropojë, pasi akuzohet për trafik të paligjshëm të armëve dhe të municioneve luftarake drejt Kosovës.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Shoshan’, u arrestua shtetasi me iniciale S.D., i cili me automjetin e “Volkswagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Ndërkohë armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë