Gjatë një kontrolli të nisur që të shtunën në mbrëmje rreth orës 23.30 në IEVP Peqin, policia ka sekuestruar sende të ndaluara pas sinjalizimeve se disa të dënuar I mbanin të fshehura në qeli.
Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar tre telefona cularë, tre karikue, si dhe pesë kaçavida.



Kontrollet në Peqin, pasojnë ato në burgun e Fierit, ku u gjetën 22 doza droge pak ditë më parë.
Policia tha se bashkë me lëndën narkotike ishte gjetur edhe një televizor i pajisur me kufje për komunikim me jashtë dhe një sharrë e përshtatur për prerjen e hekurave të dritareve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




