Filma

Oscar prezanton një kategori të re që e ka në dorë publiku

Pas polemikave të shumta prej nominimeve për Oscar 2022, ku u rrëzuan disa filma shumë të dashur nga publiku si “Spider-Man: No Way Home” me Zendaya dhe Tom Holland, “House of Gucci” me Lady Gaga dhe “Spencer” me Kristen Stewart, krahas publikimit të të nominuarve për edicionin e sivjetshëm të Çmimeve të Akademisë, drejtuesit e shfaqjes njoftuan gjithashtu për fansat përfshirjen e një kategorie të re të quajtur “Filmi i preferuar i vitit nga fansat”. Kjo i lejon ata të zgjedhin filmin e tyre më të mirë nga të gjithë filmat e publikuar në një vit kalendarik. Oscar theksoi se kushdo mund të votojë për të preferuarin e tyre 2021 deri të enjten, 3 mars, duke përdorur hashtag-un #OscarsFanFavorite në Twitter. Si një nxitje shtesë për të votuar, Akademia do të zgjedhë tre persona që ‘hedhin’ votat e tyre në Twitter për të udhëtuar në një udhëtim të paguar me të gjitha shpenzimet në Oscar 2023 në Los Anxhelos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë