Ka ndodhur

Kanabis në doza, kapen tregtarët e drogës në Gramsh

Në kuadër të operacionit të koduar “Gramsh 2022” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të paligjshme të fatit janë vënë në pranga 3 persona.

Konkretisht në prangat e policisë kanë rënë: 38-vjeçari me iniciale A.B, 59-vjeçari me iniciale I.R dhe 33-vjeçari me iniciale K.T.

Janë sekuestruar qindra doza me lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të ndaluarit prej disa kohësh ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes/shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, me përdorues të ndryshëm, në qytetin e Gramshit.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë