Gazeta Si – Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi përndiqte një vajzë dhe e mori me forcë në makinë.
I riu me iniciale K.B. u arrestua pas denoncimit që bëri vajza me iniciale M.S. nga Shijaku, e cila kallëzoi se 23-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe më pas e ka marrë me forcë në makinën e tij pa dëshirën e saj.
Pas denoncimit, i riu u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë dhe akuzohet për përndjekje dhe heqje e paligjshme e lirisë. /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




