Ka ndodhur

Teste PCR false në farmaci, pozitivi shitej 100 euro dhe negativi 50 (Video)

Gazeta Si – Një farmaciste 25-vjeçare në Lezhë me iniciale K.L., është arrestuar, ndërkohë që administratorja e këtij subjekti A.U., 35 vjeçe është shpallur në kërkim.

Policia thotë se të dyja gratë në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë pajisur rreth 500 persona me teste false për Covid në këmbim të shumave monetare. Ato kërkonin 50 euro për testin me përgjigje negative dhe 100 për përgjigje pozitive.

Ndërkohë, për të njëjtën vepër penale është vënë nën hetim administratori i një tjetër subjekti privat në Lezhë A.D., 49 vjeç pasi kryente tamponë për Covid në kundërshtim me procedurat standarde të përcaktuara në ligj.

Policia njofton se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë