Drejtësia

Vrasja e Prek Tonajt, autori i dyshuar nuk flet në gjykatë. Avokati kërkon prova

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 35 ditë ndaj Eduard Kësollës, i akuzuar për vrasjen e Prek Tonajt.

Në seancën gjyqësore, i pandehuri Kësolla nuk ka folur në seancë, ndërsa ka folur vetëm avokati. Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që përfshijnë 30-vjeçarin, i cili ka mohuar të jetë ai autori i krimit.

Ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë prove që e përfshin në ngjarje.

Mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë.

Mbrëmjen e se dielës, viktima Preke Tonaj, ka lënë shtëpinë e tij pak metër më tutje dhe ka shkuar për të konsumuar diçka në brendësi të një lokali.

Vetëm pak minuta me vonë, një person i maskuar është futur brenda në lokal,  ka kërcënuar klientët e tjerë që të mos lëvizin, i është afruar viktimës, i ka komunikuar një mesazh dhe me pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen, pasi në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Gjatë periudhës së komunizmit, Nikollë Tonaj u vra në burg, kurse në vitin 1996, familja mori hakun duke vrarë autorin.

Vite me vonë, në 2011-ën, fisi Tonaj do të përplasej më një fis tjetër, po nga Dukagjini, ku mbeti i vrarë edhe Zek Tonaj.

Këto vrasje, çojnë Prokurorinë e Shkodrës në dyshime se ekzekutimi i Prek Tonajt mbrëmjen e se dielës, ka ardhur si shkak i gjakmarrjes mes fiseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë