Ngjarje

U arrestua pas provave shkencore, autori i dyshuar i vrasjes së Prek Tonajt mohon akuzat

Gazeta Si – Eduart Kësolla, i arrestuar nga policia një ditë më parë si personi i dyshuar për vrasjen e Prek Tonajt në Shkodër, ka mbajtur një qëndrim mohues para grupit hetimor.

Ai ka deklaruar se nuk ka qenë atë natë në vendin e ngjarjes, ndërkohë prova që mendohet se ka bindur hetuesit se 30-vjeçari është autori i dyshuar i vrasjes, janë gjurmët e barutit në duar.

Dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.  Policia dyshon se Eduart Kësolla vrau Prekë Tonajn për gjakmarrje.

Historia nis dekada më parë, kur Pal Kësolla, babai i Eduart Kësollas, ka vrarë Nikollë Tonajn në periudhën e sistemit komunist në burg, ndërsa pas viteve ’90, Kësolla u vra nga një anëtar i fisit Tonaj.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Eduart Kësollës, nuk janë gjetur armë zjarri, por dyshimet se ai e a kryer vrasjen e Tonajt për gjakmarrje janë të forta.

Eduart Kësolla ka lindur në Nicaj, Shosh dhe është banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

47-vjeçari Pek Tonaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të dielës në fshatin Grudë e Re në Shkodër brenda një lokali.

Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i Ujësjellës Kanalizime për Njësinë Vendore “Rrethina”, ndërsa nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes.

Viktima ishte person me precedentë, pasi ishte arrestuar 11 vite më parë për tentativë vrasje së bashku me babain e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë