Politike

Vizita e Ramës në SHBA, sot në Uashington takohet me Anthony Blinken

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres në Nju Jork.

Në vijim të vizitës së tij katër ditore në SHBA, kryeministri Rama do të udhëtojë këtë të martë drejt Uashingtonit, ku do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ky takim i Kryeministrit Rama vjen pas vendimit që SHBA dhe vendi ynë do të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me Sekretarin e Shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Në takim do të marrë pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Gjatë këtij mandati në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë