Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në SHBA ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme, me mandat dy vjeçar. Rama dhe Xhaçka kanë parashikuar një vizitë katër ditore në qëndrimin përtej Atlanatikut.
Ndërkohë, përmes një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme thekson se mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
In this difficult situation we once again wish to reaffirm #Albania‘s support for #Ukraine‘s sovereignty and territorial integrity. We renew our call for #Russia to de-escalate and resolve the situation diplomatically.
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) February 14, 2022
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Kjo është thirrja e dytë pas një tjetër postimi ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina, pasi sinjalizimet për një luftë të afërt janë shumë të forta.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbasditen e të hënës, lidhur me situatën mes Rusisë e Ukrainës.
Meta u takua pak ditë më parë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




