Një 23-vjeçar është arrestuar në Fier për akuzën “mashtrimi në kredi”. Sipas policies, është prangosur shtetasi R.K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022 ka caktuar në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”.
I riu, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të cilët janë arrestuar nga policia), duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R.B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.
23-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




