Ka ndodhur

Drejtonte autobusin i dehur, pasagjerët njoftojnë policinë dhe arrestohet

Drejtuesi i një autobusi është arrestuar në Durrës pas denoncimit të qytetarëve se kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet-Shijak.

Autobusi që drejtohej nga 57-vjeçari B.V., u ndalua nga forcat e policisë rrugore. Drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi se ishte i dehur në masën 1.48 mg/l.

Shoferi 57-vjeçar i autobusit u arrestua dhe u gjobit me 900 mijë Lekë të vjetra si dhe iu pezullua leja e drejtimit për 16 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë