Ka ndodhur

Sekuestrohen 3 ton kafe në Kukës kishin hyrë në Shqipëri kontrabandë


Janë sekuestruar 3 tonë e 519 kilogramë kafe në Kukës.
Policia ka njoftuar se e kafesë, është futur ilegalisht në vend. Në bazë të kontrrolleve është konstatuar se kafeja ishte në ambientet që i përkisnin shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J.
Kafja ishte e ndarë në paketime dhe me mbishkrime të ndryshme.
Policia ka njoftuar se për veprime të mëtejshme do të merren specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë