Ka ndodhur

Ndërron jetë në spital një i burgosur në Drenovë

Gazeta Si – Një person, i cili ndodhej në paraburgimin e IEVP-së Drenovë në Korçë ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi Y.B., ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti, si kishë e xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

Para disa ditësh, 46-vjeçari Andi Gjoci, i cili vuante dënimin në burgun e Peqinit për vrasje, ndërroi jetë në spital për shkak të një ataku kardiak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë