Ka ndodhur

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër, i riu merr lekët e pensioneve

Një 32-vjeçar ka grabitur një zyrë të filialit të Postës Shqiptare në Gjirokastër, por është arrestuar pas disa minutash pas ngjarjes. Policia thotë se ka rënë në pranga shtetasi Armando K. 32 vjeç nga Vlora.

I riu, nën kërcënimin e armës ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës dhe ka tërhequr një sasi të hollash tek sporteli ku ndahen pensionet.

Pasi ka marrë paratë, ai është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit. Menjëherë, Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje dhe ka prangosur të riun në zonën e ish-Poliklinikës në lagjen “Meçite”, duke e shoqëruar në komisarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë