Gazeta Si – Një 51-vjeçar është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Policia thotë se Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës është vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane.
51-vjeçari, rezulton i dënuar nga Gjykata e Milanos me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




