Gazeta Si – Dy persona kanë grabitur gjatë natës një automjet, duke zbritur me dhunë shoferin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos” në Poliçan, por aventura e tyre nuk ka zgjatur shumë.
Grabitësit janë lokalizuar dhe prangosur nga policia. Në tentativë për t’u larguar, ata janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia thotë se u arrestuan shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R.Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




