Ka ndodhur

Shuhet në moshën 87-vjeçare “Kakuja”, motra e Ismail Kadaresë

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.

Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.

E njohur në qarqet letrare si “Kakuja”, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.

Vitet e fundit ajo ka jetuar në shtëpi të moshuarish, pasi nuk kishte fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë