Gazeta Si – Roxhers Demirazi, 20-vjeçari i arratisur në Shqipëri, i shpallur në kërkim në Greqi për vrasjen me thikë të 19-vjeçarit Alkis Kampanos, është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës.
I riu shqiptar, dyshohet se është anëtari i 11-të i grupit të huliganëve që mori pjesë në sulmin ndaj adoleshentit grek mëngjesin e 1 shkurtit dhe i vetmi që ende nuk ishte arrestuar.
Demirazi dyshohet se hyri në Shqipëri në mënyrë legale nga pika kufitare e Kapshticës në datën 2 shkurt disa orë pas ngjarjes.
Ndërkohë mediet greke, kanë bërë me dije se sulmi është organizuar nga një tjetër shqiptar, 23-vjeçari i cili tashmë është nën arrest.
Të arrestuarit e tjerë, kanë dëshmuar gjithashtu se shqiptari ishte ai që komandonte grupin huligan të skuadrës së futbollit PAOK i Selanikut.
Demirazi, shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, mundi të kalojë kufirin drejt Shqipërisë pa probleme, sepse nuk ishte shpallur ende në kërkim.
Për vrasjen e Alkis Kampanos pas ndeshjes derbi të Selanikut, mes Aris dhe PAOK, janë arrestuar 9 persona të moshës 19-23 vjeç, mes të cilëve 3 shqiptarë. Ata e kanë mohuar krimin në gjykatë dhe sipas medieve helene deri më tani i akuzuari kryesor është një 21-vjeçar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


