“The Power of the Dog” i ofron Netflix-it një shans të ri për të pushtuar për herë të parë statujën më të lakmuar në Hollywood, atë të kategorisë së filmit më të mirë. Nominimet për Oscar konfirmuan edhe këtë vit fuqinë e tepruar, edhe për nga cilësia, të platformave të transmetimit.
Platforma më e njohur e transmetimit në botë, Netflix, dominon këtë vit në renditje me 27 nominime, siç tregon grafiku Statista, nga 35 që ishin në vitin 2021.

Megjithatë, kjo e Netflix nuk është befasi. Vitin e kaluar në çmimet e 93-ta të Academy Awards, gjigandi i transmetimit fitoi më shumë çmime se çdo studio tjetër, por humbi çmimin më të lakmuar për filmin më të mirë, i cili shkoi për “NomadLand” të Searchlight Pictures. Siç tregon renditja e mëposhtme, Netflix ka fituar gjithsej shtatë çmime, duke përfshirë dokumentarin më të mirë për filmin surprizë të preferuar nga fansat “My Octopus Teacher”. Kompania që kontrollon Searchlight, Disney, mori pesë çmime gjithsej, me Warner Bros, Amazon Studios dhe Sony Pictures Classics të vetmet studio të tjera që kanë fituar më shumë çmime.

Një indeks parashikues për të provuar se si do të shkojë nata e Oskarit janë Golden Globe Awards, çmimet prestigjioze të HFPA (Hollywood Foreign Press), kushtuar filmave dhe serialeve televizive. Edicioni shumë i veçantë për shkak të Covid-it që u mbajt vitin e kaluar i solli Netflix gjashtë çmime nga gjithsej 11 për seksionin e serialeve televizive, ndërsa nëse shtoni kategorinë e filmave, Netflix fitoi 10 çmime nga 25 në dispozicion.
Me pak fjalë, këtë vit do të thotë se çmimi për filmin më të mirë mund të shkojë për “The Power of Dof”. Në Hollywood, ne e dimë, ligjet e numrave nuk funksionojnë. Por këtë herë presioni është më i lartë se normalja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




