Ka ndodhur

‘Shtëpi bari’ në Lazarat, gati për t’u vënë në punë me mjete të sofistikuara

Gazeta Si – Një 62-vjeçar është arrestuar në Lazarat të Gjirokastrës, pasi i janë gjetur në banesë disa pajisje të gatshme për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura si të ashtuquajturat “shtëpi bari”. Në kuadër të operacionit “Last winter”, në pranga ka rënë shtetasi Maliq Skënderi.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Policia thotë se 62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë