Ka ndodhur

Me kokainë dhe 2.2 milionë lekë, prangoset i riu në Tiranë

Një 31-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në kryeqytet është arrestuar në Tiranë. Bashkë me një sasi të madhe dozash kokaine, atij i janë kapur edhe më shumë se 2.223.000 lekë të rinj , si edhe 1.430 euro, për të cilat policia dyshon se janë përfituar për shkak të aktivitetit të paligjshëm .

Policia thotë se 31-veçari nga Tirana u kap në kuadër të operacionit “Suplier 2” në rrugën “Suljeman Delvina” dhe tashmë do të përballet për veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë