Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Milot-Rrëshen ku drejtuesi i kamionit, S.L., 39 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, D.C., rreth 50 vjeçe.
Ajo ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




