Policia italiane ka vendosur në pranga një 41 vjeçar shqiptar për trafik droge. Ai mbahej vazhdimisht nën vëzhgim nga efektivët e policisë italiane, pasi këta të fundit kishin ngritur dyshimet mbi lëvizjet e tij.
Megjithëse shqiptari rezultonte i pastër dhe pa asnjë precedent penal të mëparshëm, policia ngriti dyshimet ndaj kur ai vizitonte shpesh veriun e Italisë. 41 vjeçari kishte në pronësi një lavazh dhe bënte një jetë të rregullt. Për të shuar dyshimet e policisë në një prej lëvizjeve të tij drejt veriut, 41 vjeçari shqiptar, ai udhëtoi së bashku me familjen e tij, me bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, shkruajnë mediat italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




