Ka ndodhur

Korçë, kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh (Video)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij. Policia thotë se shtetasi S.M., banues në Durrës kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.

Në mjetin e tij të markës “Benz”, i riu kishte futur 9 emigrantë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë