Ka ndodhur

Shantazhuan 17-vjeçaren të vidhte lekë në shtëpi, burg për tre autorët

Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre personat e arrestuar për shantazhimin e një vajze 17-vjeçarje, të cilën e kishin detyruar të vidhte para në një banesë.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Eris Beqon, Ksandros Pashollarin dhe Xhulio Dapellarin.

Ndërkohë, në kërkim për shantazhimin e 17-vjeçares është ende Kristjan Aliu. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin detyruan një 17-vjeçare të vidhte në shtëpinë e saj rreth 200.000 lekë dhe 8000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë