Ka ndodhur

Gjirokastër/ Donte të vriste qentë e fshatit, por plagos kushëririn

Gazeta Si – Një person është plagosur me armë gjahu në mënyrë aksidentale paraditen e kësaj të hëne në Gjirokastër.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59-vjeçari A.M., ka qëlluar në drejtim të qenve, ndërkohë që shpërthimi i saçmes nga gryka e armës ka dëmtuar kushëririn e tij, S.M., i cili ndodhej në krah të tij.

Lëndimi nga saçmja ka qenë serioz dhe S.M., ka shkuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Kanë qenë mjekët e spitalit ata që kanë njoftuar policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë